
Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, thotë se procesi i brendshëm i zgjedhjeve në Partinë Socialiste vijoi gjatë muajit qershor kur u përzgjodhën kandidaturat për kryetarë dhe të premten Kryesia përzgjodhi 61 drejtuesit e ardhshëm në 61 bashkitë e vendit.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se risi ishte mundësia që iu dha çdo socialisti dhe kandidati potencial për të marrë pjesë, dujke u vetofruar për të drejtuar një nga degët e PS në bashki, teksa shtoi se nuk pati asnjë ankimim të procesit.
Sipas tij, në PS nuk ka asnjë lloj nënshtrimi, por demokraci shumë të qartë të brendshme, dhe se ka qenë proces kryekëput demokratik, i cili ka prodhuar jo vetëm rezultat, por edhe proces vërtetë për tu marrë shembull.
Një nga risitë që kongresi dhe statuti i PS sanksionon është rivendosja dhe hapja e pozicionit të ri të sekretarit ekzekutiv në të gjitha degët e PS që do jenë memoria institucionale e partisë.
Do ta lehtësojnë kryetarin dhe do i japin më shumë kohë dhe mundësi që të merret me shpalosjen e vizionit.
Lidhur me zgjedhjen në 28 degë si drejtuese të grave dhe vajzave, deputeti socialist tha se ajo që është në ADN-në e PS reflektohet me përfaqësimin që ka në shoqëri, ku shtoi se 50% e popullsisë janë vajza dhe gra dhe për këtë arsye gruaja ka rol vendimtar.
Pas 25 prillit që fituam zgjedhjet e përgjithshme, në qershor kishim Kongresin ne jemi në fushatë gjithmonë, nuk e kemi fushatën 1 muajin e fundit, jemi pranë njerëzve, dëgjojmë dhe qajmë hallet.
Lidhur me rritjen e çmimeve dhe protestën e paralajmëruar më 7 korrik, ai tha se Partia Socialiste dhe qeveria e Edi Ramës ndjek me shqetësim problematikat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Jemi koshient që ka rritje çmimesh, është krizë botërore, nuk është shkaktuar nga qeverisja. Detyra e qeverisë është të njohim efektin dhe impaktin e krizës mbi qytetarët kemi miratuar paketa të rezistencës sociale.
Jemi të bindur se rreshtimi në NATO, BE dhe OKB ndaj këtij agresioni është çmimi që po paguajmë. Jam i sigurt se do të jetë një periudhë kalimtare dhe qeveria shqiptare do të jetë jo vetëm pranë pensionistëve dhe fermerëve, por edhe pranë bizneseve.
Ne vlerësojmë dhe padyshim njohim dhe të drejtën e protestës. E drejta e protestës është një e drejtë demokratike, vlerësojmë të gjithë ata që për arsye të ndryshme.
Jemi kundër çdo proteste që është e dhunshme dhe ka qëllime të tjera, përveç asaj që thirret. Zëri i protestës dëgjohet gjithmonë nga qeveria shqiptare.
Jam i sigurtë se qeveria dhe PS do e lexoj me vëmendje çdo sensibilizim qytetar. Protestat nuk duhet të manipulohen dhe keqpërdoren për arsye politike duke u veshur me vello metalike ndaj organeve të drejtësisë.



