Në nisje të seancës së sotme parlamentare, deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës.
Gjithçka pasi gardistët kanë kontrolluar deputetët dhe çantat e tyre, duke çuar në momente tensioni.
Ndërkohë, deputeti Gazment Bardhi është revoltuar pasi ka depërtuar në sallën e seancave, duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi me tone të ashpra, madje ka përplasur dhe karriget.
Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar si të turpshëm faktin që kontrollohen edhe çantat e grave.
Ndërkohë, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, pavarësisht tensionit në seancë, ka vijuar fjalën e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke akuzuar mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama, se duan t’i ndërpresin zërin opozitës.
“Pse keni nevojë për mbrojtje, kush po ju agreson ju”, tha Berisha.
Ne jetojmë sot në një parlament të pushtuar, ku ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, ku gjykatësit dhe prokurorët kanë dhjetëfishuar badigardët.
Ku çdo gjë mund të jetë, po vetëm parlament nuk është ky.
Sakaq deputetët opozitarë kanë grumbulluar karriget rreth foltores, për të penguar funksionimin normal të seancës.



