Kthupi: Kërkesat politike nuk adresohen përmes protestës, kundërshtari mundet në betejë (VIDEO)

Kthupi: Kërkesat politike nuk adresohen përmes protestës, kundërshtari mundet në betejë (VIDEO)

Rezart Kthupi nga partia “Djathtas 1912”, thotë se protesta e nesërme e lajmëruar nga opozita, nuk ka asnjë nga qëllimet të cilat deklarohen.

Nga studio e MCN Live, deklaroi se në leksikun shqiptar protestë dhe fitore nuk shkojnë bashkë, pasi protesta nuk i paraprin fitores.

Sipas tij, protestat politike nuk të çojnë askund.

Protesta është kundërshtim. Nëse e bën për të parë numrat, është demonstrim force.

Kur të vlerësojnë protestën nesër, do e vlerësojnë nga qëllimi që ajo ka dhe pas protestës duhet të shohim numrat e protestës, nuk besoj se protesta është për atë që deklarohet.

Në tre muaj para zgjedhjeve mund të bëhet shumë mirë fushatë dhe jo protestë.

Protestat nuk mund të jenë të partive politike, por të qytetarëve.

Kur protestat bëhen për qëllime politike, nuk është protestë, por manifestim politik.

Ka pasur protesta qytetare, ajo e armëve kimike dhe e studentëve.

Protestat kur nuk janë politike e arrijnë qëllimin e tyre, protestat politike nuk arrijnë qëllim.

Kërkesat politike nuk adresohen nëpërmjet protestës, por nëpërmjet diskutimeve dhe qëllimeve politike.

Kundërshtari politik mundet në zgjedhje dhe kështu fitohet beteja politike, jo të bëj protestë siç thoshte zoti Rama “Hap kutitë ose largohu”.

Protestat politike nuk të çojnë askund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy