
Me urdhër të SPAK, dje RENEA ka kryer kontrolle në disa banesa në lagjen Dobraç, Kiras të Shkodrës, ku mes tyre kemi informacione se është kontrolluar dhe banesa e Safet Bajrit.
Gazetari i kronikës Sokol Bregu, në “MCN live”, konsideron se ky ishte një sinjal për të treguar se shteti ekziston më shumë sesa për të gjetur një provë për masakrën e Dobraçit.
Ajo që bëri SPAK dje më tepër ishte një sinjal se shteti ekziston në Shkodër, më së shumti sesa për të gjetur një provë në lidhje me këtë masakër. Pati një informacion nga strukturat e shtetit dhe strukturave të tjera të cilat i janë bashkangjitur bashkëpunimit me SPAK duke kryer këtë operacion që ka patur lidhje me armbajtje pa leje. Synimi kryesor i këtij operacioni ka qenë gjetja e ndonjë prove që mund t’i lidhi me krime te ndryshëm që kanë ndodhur në Shkodër.
Ende SPAK nuk ka dhënë detaje nëse ka gjetur prova në banesat e tyre që ka kontrolluar por ka dhënë një sinjal që nëse do të mundte të bënte një operacion në Shkodër, këtë mund ta bënte vetëm me forcat elite të Renea-s, dhe nuk mund t’i besojë policisë lokale, sepse ka presion dhe çdo niset nga Tirana.
Edhe pse nuk kishte ndonjë prove ne lidhje me masakrën e Dobracit, Prokuroria nuk mundte të hetonte atë çështje për shkak të gjithë historive, ndaj ja nisi SPAK sepse nuk e ka mënyrën e veprimit siç mund ta ketë Prokuroria Speciale, dhe ja bashkëngjiti dosjeve të tjera.
Pesë urdhrat nuk mund të kenë të gjithë lidhje me masakrën e Dobracit, por dy nga banesat e personave te kontrolluar dje, janë edhe të shpallur në kërkim policor jo se akuzohen drejtpërdrejt me vrasjen e Dobraçit por janë shpallur në kërkim si persona të cilët mund të kenë në dijeni për këtë ngjarje.



