Basha, kryedemokrati i pestë që largohet nga drejtimi i PD-së

Basha, kryedemokrati i pestë që largohet nga drejtimi i PD-së

Lulzim Basha, zyrtarisht u bë kryetari i pestë i PD-së që jep dorëheqjen.

Basha udhëhoqi këtë forcë politike nga 15 shtatori i vitit 2013 deri më 21 mars të vitit 2022.

Jetëgjatësia politike në krye të demokratëve, e vendos Bashën, pas Sali Berishës, i cili drejtoi selinë blu për 17 vjet radhazi.  

Berisha u zgjodh si kryetar i parë i PD-së, duke mos përfshirë drejtimin gati dy mujor të Azem Hajdarit.

Me krijimin e PD-së si forcë politike u krijua një komision nismëtar, kryetar i së cilit ishte Hajdari.

Më 13 shkurt të vitit 1991, Berisha u zgjodh kryetar i Komitetit Drejtues të PD-së.

Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, PD-ja fitoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë, me 92 ulëse.

Më 9 prill të po atij viti, me 96 vota pro dhe 35 kundër, Berisha u zgjodh president i ri i vendit.

Eduard Selami, i cili deri në atë kohë mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, do të pasonte Berishën.

Në Kuvendin e Dytë të PD-së që u mbajt më 4 dhjetor të vitit 1993, Selami u rizgjodh në postin e kryetarit.

Drejtimi i Selamit do të vijonte deri në mars të vitit 1995.

I treti që do të pasonte kryesimin e PD-së pas Selamit ishte Tritan Shehu.

Më 4 prill të vitit 1996 do të mbaheshin punimet e Kuvendit të Tretë të Partisë Demokratike.

Kuvendi do të zgjidhte Shehun në garën me Ferdinand Xhaferrin.

Kryetari i tretë i PD-së do udhëhiqte alternativën demokrate në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 1996 dhe parlamentaret e vitit 1997.

Më 20-21 tetor të vitit 1997 u mbajt Kuvendi i Katërt i Partisë Demokratike.

Sali Berisha do të zgjidhej sërish si kryetar i PD-së, në një garë me ish-kryeparlamentarin Pjetër Arbnori.

Këtë post ish-kryeministri e mbajti deri në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Humbja e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2013, do të sillte edhe rokadën e kryesimit të partisë me largimin e Sali Berishës.

Basha do të zgjidhej me një koncept të ri për strukturat e kohës dhe jo vetëm, një anëtar një votë.

Me 80% të votave karshi kandidatit tjetër Sokol Olldashi, Basha do të fitonte kreun e partisë.

Me daljen e kryedemokratit nga skena, selia blu pritet të hyjë në një fazë të re ringritjeje ose rindërtimi.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, duhet të presim pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy