
I jepet lamtumira e fundit kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo i cili ndërroi jetë në mënyrë të papritur në moshën 68-vjeçare mbrëmjen e së dielës si pasojë e një ataku kardiak. Në ceremoninë e lamtumirës që u zhvillua në hollin e rtsh-së ishin të pranishëm familjarë miq kolegë dhe të afërm të cilët shprehën ngushëllime të sinqerta dhe vlerësuan jetën artistike të kompozitorit të njohur.



