Presidenti serb Aleksandar Vuçiç falenderoi presidentin rus Vladimir Putin të dielën për ndihmën ndaj vendit të tij për të siguruar furnizime të mjaftueshme me gaz natyror për dimër.
Rusia dhe Serbia kanë një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz, e cila skadon në mars 2025.
Telefonata, e para mes dy liderëve për gati dy vjet e gjysmë, ishte për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga fashizmi dhe për të diskutuar çështje dypalëshe, tha Vuçiç, aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë.
“Falënderova veçanërisht presidentin Putin që siguroi se Rusia do të furnizojë sasi të mjaftueshme gazi për Serbinë këtë dimër ”, tha Vuçiç në një video-mesazh të postuar në mediat sociale.
Ai theksoi se Serbia, edhe pse një kandidate për në Bashkimin Europian, nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Që nga pushtimi i Ukrainës, Serbia ka dënuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe Aleksandar Vuçiç ka pasur bisedime të kufizuara dypalëshe me Vladimir Putin.
Në takimin e tij të parë të drejtpërdrejtë me Putinin që nga maji 2022, Vuçiç ripohoi se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se do të përmbahet nga marrja e sanksioneve kundër Rusisë në kuadër të konfliktit ukrainas.



