SPAK dhe BKH në vijim të ekzekutimit të masave të sigurisë për dosjen AKSHI, vijojnë me hetimin pasuror ndaj grupit të strukturuar kriminal.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë gjurmuar mbi qindra transferta në vlera miliona euro me objektiv pastrim parash.
Në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, janë sekuestruar praktikat e tenderave të përfituara nga kompanitë e Ermal Beqirit, Ergys Agasit, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.
Ndërkohë SPAK dhe BKH i kërkojnë policisë dhe Interpol që të ekzekutojë urdhër arrestet për Beqirin dhe Agasin të cilët janë larguar nga Shqipëria.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se ditën e nesërme do të dalin para Gjykatës së Posaçme personat të cilëve iu është komunikuar masa e arrestit.
Për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendësen e saj, Hava Delibashi dhe zëvendësdrejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, është ngritur akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.



