
Më shumë se 5.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus i 24 shkurtit.
Kjo shifër është bërë e ditur nga UNHCR. Në total janë 5,232,014 refugjatë, nga të cilët 45,270 kanë kaluar kufirin në 24 orët e fundit.
Ritmi i largimeve është ngadalësuar. Ndërsa 3.4 milionë ikën jashtë në mars, 1.2 milionë në prill.
90% e tyre janë gra dhe fëmijë, pasi burrat nga 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohen nga vendi. Krahas refugjatëve jashtë vendit, shtohen edhe personat e zhvendosur brenda vendit, deri në 7.7 milionë sipas të dhënave të IOM-it.
Deri tani, dy të tretat e fëmijëve ukrainas u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u strehuar jashtë vendit ose në pjesë të tjera të vendit.



