Feruni: Qeveria ecën me teorinë e faktit për investimet, nuk respektohen standardet mjedisore

Feruni: Qeveria ecën me teorinë e faktit për investimet, nuk respektohen standardet mjedisore

Eksperti i mjedisit Lavdosh Feruni thotë se Bashkimi Europian kërkon në formë ultimatumi mbrojtjen e standardeve mjedisore.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se të gjitha investimet e reja duhet të bëhen në përputhje me praktikën mjedisore të saj, ndërkohë që standardet mjedisore shpesh injorohen nga qeveria.

 

Sipas tij, qeveria ecën teorinë e faktit, ku fillon ndërtimi pa pasur konsultim dhe diskutime. 

 

Qeveria injoron standardet mjedisore në investimet e reja. Qeveria është e interesuar që vendimet që ajo t’i bëjë, shumica e tyre të planifikuara si korruptive. Është firmosur dhe leja e ndërtimit për TEC-in e Roskovecit. Janë disa investime që po bëhen gati me shpejtësi.

 

Duhet transparencë e plotë me publikun për vendimmarrje të tilla. Rastet konkrete janë Sazani dhe Rrjolli, ku nuk ka diskutime publike. Është injoruar publiku. Apo panelet fotovoltaike që ndërtohen kudo dhe nuk ka konsultim. Ndërtime që bëhen në territor bujqësor. Ka një legjislacion të Bashkimit Europian që duhet tani ta zbatosh atë. Ky është problemi i madh që duhet ta ngresh zërin me forcë. 

 

Qeveria luan me teorinë e faktit, që unë ta jap lejen e ndërtimit, ka filluar ndërtimi dhe më pas s’kemi çfarë bëjmë, edhe pse janë shkelur standardet. Bashkimi Europian e përmend që duhet hequr dorë nga politika e emergjencës së gjësë. 

 

Lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura duhet anuluar një ligj që është në kundërshtim total me legjislacionin e Bashkimit Europian, ku në zonat e mbrojtura mund të ndërtosh çfarë të duash. Ai ligj është funksional, por është një ligj që duhet të anulohet. 

 

Të gjitha këto gjëra nuk është se mund të zhbëhen, pasi kanë pasoja afatgjata. Zakonisht vlerësimet në mjedis i bën vetë kompania që zhvillon projektin. BE kërkon që masat për mjedisin të merren sot, jo kur të jemi anëtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy