Xhafaj i përgjigjet Metës: Policia nuk të bën forcë të parë as të pengon të bëhesh

Xhafaj i përgjigjet Metës: Policia nuk të bën forcë të parë as të pengon të bëhesh

Fatmir Xhafaj ka dalë para mediave në cilësinë e një prej figurave më të rëndësishme të punës për reformën në drejtësi. Ish-kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi shprehu gatishmërinë e maxhorancës për zbatimin e reformës së miratuar plotësisht me votimin e vetingut. “Jemi të vendosur të vazhdojmë me zbatimin e reformës në drejtësi. 25 qershori do të jetë dita që do të hapë epokën e shtetit të së drejtës në këtë vend”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist foli edhe në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm. Xhafaj tha se Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret si rrufepritëse e shkarkesave elektorale. Ai theksoi se përveç policisë në rastet e incidenteve elektorale, përgjegjësi të madhe ka edhe prokuroria, e cila duhet të zbardhë të gjitha rastet. 

“Policia nuk të bën forcë e parë dhe as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë. Policia nuk mund të shërbejë si rrufepritëse ndaj shkarkesave elektorale. Disa deklarime janë antikushtetuese dhe në shkelje të ligjit dënon çdo akt dhune në procesin zgjedhor. Policia ka rolin e saj parandalues, port ë njëjtin rol ka prokuroria. Askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve që kanë përgjegjësinë e zbardhjes së këtyre ngjarjeve. Prokurorët nuk kanë pse të mbyllen në kuvlitë e tyre, port ë merren me prioritet me këto lloj veprash penale, nëse janë të tilla.  Vlerësoj rolin e zotit Çako në këtë proces. Mesazhet e tij kanë qenë shumë profesionale”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy