SpaceX lëshon me sukses raketën Falcon 9 Heavy

SpaceX lëshon me sukses raketën Falcon 9 Heavy

SpaceX ka lëshuar me sukses raketën Falcon 9 Heavy nga Cape Canaveral, Florida, e cila do të vendosë në orbitë satelitët telekomunikues ViaSat, Astranis dhe Gravity Space.

Kompania hapësinore e Elon Musk e kishte shtyrë tre herë nisjen, të premten e fundit vetëm 59 sekonda para nisjes, pa dhënë detaje mbi arsyet.

Dritarja e nisjes nga rampa 39 e Qendrës Hapësinore Kennedy u hap sot në orën 02:26 të mëngjesit me orën tonë dhe nisja u bë një orë më vonë.

Sot është fluturimi i gjashtë Falcon 9 Heavy që nga viti 2018.

Sipas SpaceX, ai është “një nga transportuesit më të fuqishëm në botë”, dhe mund të transportojë deri në 64 ton ngarkesë. 70 metra i gjatë dhe 12 i gjerë, është i pajisur me dy shtytës që ndahen pas nisjes, së bashku me shkallën e parë, e cila është e rikuperueshme.

Tre satelitët që ajo mbart do të pozicionohen në orbitë gjeostacionare 35.000 kilometra mbi Tokë.

Më i madhi nga të tre është ViaSat-3 Americas, me peshë 5.4 ton dhe me madhësi sa një autobus shkollor.

Dy të tjerët janë Arcturus, nga Astranis, që peshon pak më shumë se 300 kilogramë dhe GS-1, një “cubesat” i operuar nga Gravity Space. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy