Fondet e investimeve, Meka: Ende në nivel fillestar, u shërbejnë qytetarëve që kanë aftësi investuese

Fondet e investimeve, Meka: Ende në nivel fillestar, u shërbejnë qytetarëve që kanë aftësi investuese

Megjithë disa ndryshime në legjislacion vitet e fundit, ashtu si dhe me disa nisma individuale nga banka të caktuara, tregu shqiptar mbetet mjaft i kufizuar kur vjen fjala te mundësitë e investimit. Instrumenti kryesor mbeten letrat me vlerë të Qeverisë, ashtu si dhe depozitat bankare.

Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Elvin Meka në MCN Economy u shpreh se lënia e parave në bankë nuk është qasje efikase teksa theksoi se fondet e investimeve janë realitet i ri në Shqipëri.

Ai tha se përsa kohë nuk kemi treg të thellë dhe sofistikuar financiar duhet të kemi pritshmëri të kufizuara sa i përket efikasitetit të fondeve dhe kthimit të fondeve nga këto investime. Sipas tij fondet e investimit shërbejnë si mjet ndërmjetës, kryesisht për ata qytetarë që kanë aftësi investuese.

Nuk është asgjë e re, për fat të keq për shumë arsye tregu shqiptar i investimeve është në faza të hershme të zhvillimit, duhet të kishte kaluar në nivel tjetër, tri dekada nuk e justifikojnë ende këtë nivel fillestar teksa vihen re dhe mungesa të theksuara. Ka shumë arsye që lidhen kryesisht me qasjen e qeverisë shqiptare por dhe me stadin e zhvillimit të grupeve të ndryshme të interesit që ka të bëjë kryesisht me biznesin.

Fakti është që tregu mbetet i pazhvilluar, vazhdon të jetë shumë i cekët i cili tregon efektet dhe pasojat e tij dhe në mënyrën se si ne zhvillohemi. Përsa kohë nuk kemi treg të thellë dhe sofistikuar financiar duhet të kemi pritshmëri të kufizuara sa i përket efikasitetit të fondeve dhe kthimit të fondeve nga këto investime.

Fondet e investimeve janë realitet i ri në Shqipëri, morën hov pas 2006 për tu përforcuar pas 2010 ku Shqipëria për fat të mirë realizoi një rritje të shpejtë dhe të prezencës së fondeve të investimeve, kryesisht vijnë si iniciativa institucionale të aksionerëve të disa prej bankave kryesore në Shqipëri që panë një mundësi për ti ofruar shqiptarëve në vend të depozitave.

Depozitat në banka nuk konsiderohen si investime të mirëfillta, janë një mjet kursimi të cilat shërbejnë për një horizont më afatshkurtër, ndërsa aspekti i investimit kupton vënien në punë të këtyre parave. Për momentin është një alternativë e mirë investimi financiar.

Më tej ai shtoi se dhe kohë më parë se 2022 ka pasur interesime nga kompani të huaja për të hyrë në tregun shqiptar si një mundësi. Ai tha se hapja e fondeve kërkon një vëmendje të shtuar sepse do të jetë shumë strikte.

Kam përshtypjen se në formatin e asaj që kërkohet të ndërtohet në Shqipëri këto nuk janë fonde të mirëfillta në ekonomi, janë kryesisht fider fans, fonde mbështetëse, si njëlloj nënkontraktori.

Hapja e këtyre fondeve nëse bëhet do bëhet siç duhet sepse janë shumë serioz njësoj si hapja e një banke të huaj në Shqipëri dhe kam përshtypjen se mund të jetë ende në nivele jo zyrtare të krijimit institucional të këtyre fondeve ose po presin zhvillime të reja që lidhet me krijimin e mundësive alternative të cilat do i japin më tepër mundësi dhe hapësirë. Investitorët e huaj janë të stepur për të bërë një hap të madh institucional në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy