Analisti Avenir Peka u ndal te vrasja e Gilmando Danit në Rinas javën e kaluar. Ai tha se të gjithë elementët tregojnë se ka pasur një bashkëpunim efektiv mes krimit dhe shtetit.
Listën e pasagjerëve e ka pasur vetëm policia kufitare. Linja e tensionit të lartë ka qenë e fikur. Trafiku ka qenë i liruar në atë kohë, në rrugë me trafik të madh. Po t’i marrësh të gjithë elementët bashkë, nuk është vetëm dorë krimineli. Nuk është dështim. Dështim është kur nuk i paraprin, ky është bashkëpunim. Pak rëndësi ka kush janë, për mua ka rëndësi si fenomen.
Rinasi dhe porti i Durrësi pas ndërtesës së Kryeministrisë janë institucionet më të rëndësishme. Flasim për 10 milionë udhëtarë në vit. Të ndodhë në mjediset e aeroportit, në zonën më të monitoruar në Shqipëri, nuk ka bandit aq budalla sa të shkojë aty, të bëjë atë që bëri dhe të largohet.



