Pikiata e Euros/ Banka e Shqipërisë jo transparente me publikun (VIDEO)

Pikiata e Euros/ Banka e Shqipërisë jo transparente me publikun (VIDEO)

Përpjekja e Bankës për të minimizuar përdorimin e euros ishte një rrugë e gabuar, e cila nuk i shërben përsepktivës eropiane sikundër dhe frenoi ekonominë vendase. Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi vlerëon ndërhyrjen për blerjen e valutës euro, ndërsa thotë se zhvlerësimi i shpejtë dhe jashtë parametrave erdhi nga prurja  e parave të pista nga droga dhe aktiviteti kriminal. Ai i sugjeron guvernatorit të heqë dorë nga deeuroizimi.

Platforma e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e përdorimit të euros në vend, ishte një  përpjekje  e pasuksesshme qw nuk i shwrben tw ardhmes europiane tw vendit. Në një intervistë për Tema Tv, eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi thotë se Banka u tregua jotransparente, teksa shpalli strategjinë për të forcuar lekun, ndwrsa ia faturon zhvlerwsimin parave tw pista

Përpjekja e qeverisë shqiptare dhe e Bankës së Shqipërisë për tëkufizuar përdorimin e Euro-s, për të penalizuar indirekt me metoda fiskale përmes normave të sigurisë, bankat që përdorin Euron kur kapitalet e tyre vendet e origjinës janë më shumë se gjysma e bankave defakto. Mendoj se ka synime momentale dhe nuk i shërben prespektivës momentale të Shqipërisë. Kur them synime momentale dihet që Banka e Shqipërisë ka qenë e pasuksesshme në inkurajimin e zgjerimit të kreditimit të ekonomisë reale nëpërmjet ulejes së normës baz të interesit, që sot e kemi 1 %, ndërkohë që interesat e depozitave janë negative, pra ata që kanë lekë në bankë marrin më pak nëse tërheqin nesër. Banka e Shqëpërisë tentoi që nga njëra anë ta lërë në rënie të lirë dhe pa komunikuar mjaftueshëm me publikun dhe shprehë keqardhjen që niveli i sotëm i menaxhimit të bankës qendrore është më poshtë paraardhësi i cili për hir të së vërtetës komunikimet periodike me publikun i shtroi në një instrument shumë të rëndësishëm për ta përdorur ndjeshmërinë publike në favor të ruajtjes së stabilitetit makro ekonomik të vendit. Pra reagimi vjen pasi kanë tentuar ta qetësojnë opinionin duke e konsideruar si një fenomen të përkohshëm që ka lidhje me bumin turistik, që ka lidhjem rritjen ekonomike thoshte ministri i Financave që nuk është kështu për hire të së vërtetës”, eksperti i ekonomisë.                 

Preçi vlerëon veprimin për të blerjen e valutës, madje duke e quajtur të vonuar daljen e Guvernatorit.

Nisur nga situata ekonomike, transaksionet në treg  por edhe besimit që njerëzit kanë te monedha vendase, Preci i sugjeron qeverisë dhe Guvernatorit të heqë dorë nga de-eruoizimi.

Pas daljes së Guvernatorit në mesjavë, monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë me 2.33 lekë brenda 24 orëve,  teksa një euro u këmbye sot me 127.58 lekë, me një rritje prej 2.33 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy