Ministri i Jashtëm Italian Angelino Alfano ka informuar mediat se Italia ka vendosur të largoj nga territori i saj Ambasadorin e Koresë së Veriut.
“Kemi marrë një vendim të fortë, deklaroi Alfano, për të ndëprerë procedurën e akreditimit të Ambasadorit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut në vendin tonë. Ambasadori duhet të lërë sa më shpejt Italinë si një person jo i mikpritur.”
Vendimi ynë, tha Minsitri i Jashtëm italian, vjen pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare të Koresë së Veriut. Kim Jong-un ka kryer gjatë javëve të fundit një testim nuklear me një forcë shumë më të madhe se të mëparshmet e ka vazhduar të lëshojë raketa luftarake.
Italia që aktualisht drejton Këshillin e Sigurisë i kërkon komunitetit ndërkombëtar të mbajë lart presionin ndaj regjimit të tij.
“Duam t’i bëjmë të ditur Penianit, tha Ministri Alfano se izolimi është i paevitueshëm nëse nuk ndërron rrugë.”
“Megjithatë, tha kreu i diplomacisë italiane, nuk do t’i ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut pasi një kanal komunikimi është mirë të mbetet përherë.”
Edhe Spanja gjatë ditëve të fundit ka vendosur të largoj nga territori i saj Ambasadorin e Koresë së Veriut , ndërsa Portugalia ka ndërperë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut.



