Me mua si kancelar, Gjermania do të ketë një zë të fortë në Bashkimin Evropian. Unë do të respektoj interesat tona në Evropë.
Kështu tha Friedrich Merz, kandidati për kancelarinë gjermane, teksa përfundoi fushatën e tij zgjedhore së bashku me kryeministrin bavarez dhe udhëheqësin e CSU, Markus Söder në Mynih.
"Evropa nuk duhet të kufizohet në kërkimin e një vendi në një tryezë dytësore. Ne duhet të jemi në tryezën kryesore, duhet të kërkojmë interesat tona ndaj Rusisë, Kinës dhe nëse është e nevojshme edhe ndaj SHBA-së”, shtoi ai.
Nga ana tjetër kancelari gjerman Olaf Scholz duket i bindur se mund të fitojë, pavarësisht se sondazhet thonë të kundërtën.
Unë nuk besoj në mrekulli, por në fitore. Jam i bindur që këtë herë shumë do të vendosin në kutinë e votimit.



