
Duke filluar nga ora 13:30, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 22-të në Superiore.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas humbjeve të fundit në kampionat. Në stolin e verilindorëve, do të debutojë edhe trajneri i ri, Emiljano Çela.
Ndeshja do të luhet në Kukës, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët nga dy ekipet.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Zhongo, Lala, Murati. Lamçe, Salami, Fejzaj, Lleshi, Rashiti, Da Mota.
TIRANA: Abdullahu, Lulaj, Najdovski, Jonuzi, Lushkja, Deliu, Meta, Përgjoni, Haxhiu, Abazaj, Latifi.



