Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë: Rregullore e përbashkët për tekstet e Diasporës

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë: Rregullore e përbashkët për tekstet e Diasporës

Sot u mbajt mbledhja e parë e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për Diasporën, i cili është ngritur në zbatim të marrëveshjes midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.

Në fjalën e tij, ministri i Shtetit për Diasporën PAndeli Majko u shpreh se çështja e arsimit në Diasporë është një sfidë më vete, por hartimi i këtij komisioni dhe bashkëpunimi mes dy palëve do të arrijë rezultat në ndihmesë të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe në Diasporë.

Qendra e Botimeve për Diasporën ka për qëllim koordinimin e punës së këtij komisioni si dhe të fokusohet në mbështetjen me botime plotësuese për komunitetin shqiptar në Diasporë.

Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodh kryetari i komisionit z. Nuhi Gashi, përfaqësues për mësimin plotësues në Diasporë pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe u vendos për hartimin e një rregulloreje të përbashkët midis dy vendeve, me qëllim miratimin e teksteve të përbashkëta për Diasporën shqiptare.

Pjesë e këtij komisioni janë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë si dhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy