8 orët e Erion Veliajt në SPAK. Çfarë ia prishi qetësinë kryebashkiakut në lidhje me inceneratorin e Tiranës?

8 orët e Erion Veliajt në SPAK. Çfarë ia prishi qetësinë kryebashkiakut në lidhje me inceneratorin e Tiranës?

Vizita e tij ishte në orën 9:00 të paradites, 1 orë përpara nga sa kishte kërkuar organi i drejtësisë. Por turmat që protestonin kundër tij, nuk i eleminoi ky truk.

Kryebashkiaku i Tiranës e lajmëroi vetë në një intervistë të dhënë në televizionin Report Tv se do të paraqitej në SPAK, por thirrjen e përshkroi si një vizitë me kërkesë të tij dhe të dakordësuar me kolegët.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe pas daljes nga SPAK, duke vazhduar t’i quajë hetuesit dhe prokurorët e SPAK kolegë.

Dokumentat që u publikuan më pas, vërtetuan se hyrja në godinën e SPAK nuk ishte vendosur nga ai, por nga prokurori i çështjes Dritan Prençi.

“Ky është një lapsus i cili bësoj që krijon mediatikisht dhe publikisht një lloj refluksi negativ më atë që kryetari i bashkisë kërkon që të ruaj imazhin e tij por e ekspozon më tepër atë. Nëse do isha në pozitat e tij dom thosha po sot ndodhem përballë një fakti që nuk do duhej të isha por jamë këtu për tiu përgjigjur të gjitha pyetjeve në lidhje me detyrimin për tiu përgjigjur thirrjes së së prokuroririsë për tu pyetur dhe jo me bashkëpunimin. Mesa di unë një urdhër nga prokurori i çështje që në këtë rast shtetasi Erion Veliaj të paraqitet si funksionar në dijeni të aferes së inceneratorëve.”- Denis Dyrnjaja, Gazetar

“Erion Veliaj është një njeri që karriera e tij politike ka marrë fund . Unë nuk e di si do të shkoj çështja penale, ndoshta mund tja hedhi paq, mund të shpallet I fajshëm , në të gjitha rastet karriera politike e tij ka marrë fund . Mori fund sepse Erion Veliaj dështoi të ishte ai I riu që po hynte ne politike për të ndryshuar politikën por u kthyer në të riun që hyri në politikë për tu pasuruar shpjet.”- Pano Soko

Në kohën që Veliaj doli nga ndërtesa e drejtësisë ku u mor për 7 orë në pyetje nga hetuesit, protestuesit ishin vendosur në derën e bashkisë së Tiranës.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak nuk u lejuan të hyjnë në godinë.

Mbledhja e Këshillit u bë online dhe kërkesat e anëtarëve të partive opozitare për të futur në diskutim në rendin e ditës çështjen e aferës së vjedhjes së drejtorëve u injoruan.

Sqarimet që nuk i dha përpara gazetarëve për atë që ishte pyetur në SPAK, Veliaj tentoi t’i thoshte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke përfunduar në sulme personale ndaj njerzve të medias.

Inceneratori i Tiranës u sekuestrua më 1 gusht të vitit 2023. Pavarësisht këtij veprimi të Prokurorisë së Posaçme, bashkia e Tiranës do të paguajë sërish 10 milion për një vepër që nuk ekziston, por bën vetëm groposjen e mbetjeve. Paratë për dherat vazhdojnë të jepen.

Nga bilancet që ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit administratori shtetëror, shpresat se qytetarëve shqiptarë mund t’i kthehen pas 75 milion euro të dhëna deri më sot për inceneratorin veniten.

Në bilancin e vitit 2022 të depozituar nga kompania Integrated Energy Bv Spv, vlera totale e aktiveve materiale ishte 13.4 milion euro. Pra në total, asetet që zotëron kompania: toka, ndërtesa, mjete, investime të kryera, pajisje dhe kompjutera, po t’i marrësh dhe t’i shesësh sot nuk nxjerr dot më shumë se kaq. Këto ndahen në aktive afatgjata materiale në vlerë 13.2 milion euro dhe afatshkurtra 200 mijë euro.

4.2 milion euro janë detyrime tatimore të pashlyera në kohë. Sipas raportimeve në bilanc, më datën 5 gusht 2022 Integrated Energy ka lidhur një marrëveshje me Drejtorinë e Tatimeve që të shlyejë borxhet me këste. Shumica e detyrimeve, 2.7 milion euro janë për tatimin e fitimit, 1.4 milion euro për TVSH dhe të tjerat për sigurime shoqërore.

Koncesionari ka dhe tre kontrata kredie, dy në vlerën 4 milion euro me Credins Bank dhe një në vlerë 5.8 milion euro me bankën Raiffeisen. Në dhjetor të vitit 2022 ishte me 3 muaj vonesë për pagesën e kësteve. Po të llogariten këto detyrime, edhe nëse kompania konfiskohet, qytetarëve shqiptarë rrezikohet të mos u kthehet asgjë!

Po ku shkuan paratë që mori në vitin 2022 koncesionari?

Bilanci për vitin 2022 është ky: u arkëtuan 12 milion euro nga bashkia Tiranë, Durrës dhe Kavajë, u arkëtuan 4 milion euro nga depozitimi i dherave dhe u paguan 14 milion euro për firmat e lidhura me pronarët e fshehtë. Respektivisht u dhanë 11.2 milion euro për ITS në pronësi të Klodian Zotos, 1.3 milion euro për De Mare dhe 1 milion euro për Hydros Air Ëaste Ëatër dhe Geogenix- shoqëri të huaja me fijet e lidhura me inceneratorin po pjesa më e madhe e tyre e regjistruar në zona offshore. Bashkë me këto shuma, janë paguar edhe 2.4 milion euro si konsulencë e huaj.

Nga 16 milion euro të ardhura dhe rreth 10 milion euro rezerva të mbetura gjatë viteve, kompania ka nxjerrë jashtë 16.4 milion euro, ka paguar 2 milion euro paga dhe ka dhënë një pjesë për menaxhimin e mbetjeve. Në fund ka realizuar një fitim me vlerë 5.5 milion euro. Se ku ka shkuar ky fitim, presim të na i tregojë bilanci i vitit 2023. Në gusht pas sekuestrimit, administratori shtetëror deklaroi se rrezikohej dhënia e shërbimeve për shkak të borxheve e se kompania nuk kishte fonde që të vazhdonte aktivitetin po të mos nisnin pagesat e bashkive.

Konkluzioni i të gjithë këtyre numrave është ky: sa më shumë zgjatin hetimet aq më shumë thellohet gropa e zezë me borxhe, shkarkime parash në firma të tjera dhe arkëtime që nuk kontabilizohen për dherat që deklarohen por përvetësohen nga ata që vazhdojnë t’i kenë fijet. Në fund fare, qytetarët nuk do të marrin gjë sepse dhe aktivet e shoqërisë do i kërkojnë bankat.

SPAK iu dëshën tre vite për të dalë me një vendim për hetimet e inceneratorit Tiranës.

Ashtu si në rastet e tjera të dosjeve të nxehta SPAK i çoi në limite afatet hetimore duke dalë në përfundimin në datën 8 dhjetor se për këtë aferë duheshin lëshuar 15 urdhër arreste, mes të cilëve dhe dy drejtorë të bashkisë Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.

Në listën e personave të arrestuar shohim sërish emrat e ish ministri të mjedisit Lefter Koka, ish sekretari i përgjithshëm i kësaj minsitrie Alqi Bllako. Alba Thoma ish drejtoresha juridike e minsitrisësë mjedisit dhe Bledar Karoli drejtor i prokurorimeve publike u arrestuan. Në listë nuk mungojnë as emrat e  dy biznesmeneve që kanë përfituar kontratën Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Për  anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi,Erjon Murataj,Sidita Temali, ,Etleva Kondi, u vendos masë sigurie. Të ndaluar  janë dhe dy punonjësit  e Qendrës Kombëtare të Biznesit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola . Mbi të gjithë këta persona  përvec Alqi Bllakos dhe dy biznesmeneve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Për ish sekretarin e pergjithshëm të minsitrisë së Mjedisit, Klodian Zoton dhe Mirel Meërtirin është ngritur akuza e korrupsionit.

Kontrata për Inceneratorin e Tiranës është koncesioni më i gjatë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, që e lidh buxhetit e shtetit dhe të bashkive për 30 vjet .

Investimi  në këtë vepër duhet të ishte 128 milion dhe në fund kompania koncesionare projektohet të marrë 331 milion euro ,kjo kontratë kërkuar gjithmonë e më shumë para nga buxheti i shtetit dhe bashkive të qarkut.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, krijohet dyshimi se i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të kompanive të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

SPAK e nis analizimin e provave me faktin se Bashkia Tiranë ka qënë e para që ka propozuar mundësinë e përfshirjes në një projekt partneritet publik-privat të trajtimit të mbetjeve, e mbështetur në një studim fizibiliteti të punuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare IFC dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA. Studimi i kësaj të fundit ka shkuar përmes një emaili në duart e Klodian Zotos nga këshilltari i ministrit Lefter Koka, Vladimir Bezhani.

“Me shkresën nr.22239, datë 23.12.2015 Bashkia Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Mjedisit se Bashkia Tiranë së bashku me Koorporatën Ndërkombëtare Financiare, kanë përfunduar studimin për përmirësimin e shërbimit dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës dhe për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat nëpërmjet partneritetit publik-privat.”-DOSJA E SPAK

Në datën 3 mars 2016, dy stafet e ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë Tiranë bien dakord që procedura të ndiqet nga Ministria e Mjedisit.

“Me shkresën kthim-përgjige të Ministrisë së Mjedisit, konfirmohet se midis stafeve teknike të dy institucioneve është arritur në përfundimin që kjo procedurë të vazhdohet nga Ministria e Mjedisit duke propozuar ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës. Në lidhje me përgjigjen që do të jepte Ministria e Mjedisit në drejtim të Bashkisë Tiranë, për përmbajtjen e saj është vënë në dijeni më parë administratori dhe aksioneri i kompanisë ‘Integrated Technology Services’, shtetasi Klodian Zoto.”

DOSJA E SPAK

Vladimir Bezhani që dërgoi informacionet te Klodian Zoto ishte i punësuar në vitin 2014 në Ministrinë e Mjedisit si përgjegjes sektori i menaxhimit të mbetjeve.

Në nëntor të këtij viti ai del në pension  dhe pas kësaj këtij muaji ka punuar në firmën Integreited Technology Services në pronësi të  Klodian Zotos. Në këtë firmë ai është sugjeruar nga Alqi Ballko dhe  njëkohësisht, ushtronte edhe detyrën e këshilltarit të jashtëm të ministrit Lefter Koka.

Hetimet kanë konstatuar se Vladimir Bezhani ka mbrojtur gjatë gjithë kohës interesat e dyshes Zoto-Mërtiri dhe ka dhënë informacione dhe  dokumenta që janë përdorur më pas nga ata për të bërë Studimin e Fizibilitetit dhe ofertën e pakërkuar.

Përveç Bezhanit, edhe Alba Thoma, drejtore juridike në Ministrinë e Mjedisit bashkë me drejtorin e Prokurimeve Bledar Karoli, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të asistuar në përgatitjen e dokumentacionit që kompania Intergtrated Energy të fitonte kontratën për inceneratorin e Tiranës.

Alba Thoma, ka patur korrespodenca të shumta me email me Klodian Zoton ku i shkonin dokumentat dhe direktivat për procedurën e koncesionit përpara të ngrihej Komisioni i Dhënies me Koncesion dhe oferta të pranohej nga autoritetet.

Pjesë e këtij Komisionit të Dhënies me Koncesion u caktuan më pas Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, si përfaqësues të ministrisë së Mjedisit,  Erjon Murataj,Sidita Temali, nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve,Etleva Kondi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Taulant Tusha me Namik Simixhiun si përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.

Studimi i fizibilitetit u hartua me të dhëna të rreme duke fryrë kostot e investimit që të përfitonin sa më shumë para nga shteti. Në vendimin e Gjykatës thuhet se nga  të dhënat e pasqyruara në studimin e fizibilitetit vërehen pasaktësi dhe të ardhurat e llogaritura nuk pasqyrojnë realitetin. Nuk shpjegohen zërat e punimeve në mënyrë të detajuar,sasistë e punimeve për çdo zë si dhe çmimet e përdorura. Gjithashtu komisioni nuk ka argumentuar se si janë gjetur vlerat referuese për të përcaktuar kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.

Rekomandimi i Komisionit të Dhënies me Koncesion është bërë në shkelje të ligjit pasi nuk kishte shkruar ende Studimi i Fizibilitetit, por vetëm një ofertë e pakërkuar. SPAK shtron pyetjen çfarë kanë vlerësuar anëtarët e komisionit, kur nuk ka patur fare studim?

Po ashtu konstatohet se është bërë miratimi i financimit pa patur fonde dhe pa pyetur bashkitë, por këtë faji i është i lënë vetëm ministrisë së Mjedisit.

Mënyra se si u lidh kontrata është një tjetër shkelje që është zbardhur në dosjen e SPAK nga anëtarja e komisionit Sidita Temali e cila në dëshminë e saj sqaron të gjithë procedurën dhe angazhimin e tepërt që kishin disa prej kolegëve të saj në dhënien e bonusit kompanisë. Etleva Kondi është njëra prej tyre ,ndërsa Valbona Ballagji dhe Bledar Karoli komunikonin vazhdimisht me firmën private. Temali thotë në dëshmi se ajo ka patur kundërshtime për mënyrën si po vlerësohej me pikët maksimale  por ka qënë në minorancë, ndërsa Etleva Kondi i ka paraqitur komisionit procesverbalin e datës 17 gusht 2017 të cilin e kishte të gatshëm. Angazhimi i Kondit është i madh edhe për lidhjen e kontratës. Avokatura e Shtetit i kishte sjellë objeksionet e veta komisionit të cilat nuk janë reflektuar të gjitha në kontratë. Sipas Temalit në të njëjtën ditë që erdhën përgjigjet nga Avokatura, u firmos edhe kontrata dhe u është lënë vetëm 30 minuta kohë për të konkluduar për lidhjen e saj, pa patur mundësi për ta lexuar. Kontrata është firmosur jashtë orarit zyrtarë dhe Sidita Temali sqaron se ajo duhet finalzuar sa më shpejt pasi ishte porosi e minsitrit Lefter Koka.

Të gjitha dokumentat e përgatitura nga Komisioni i Dhënies me Koncesion kanë shkuar për miratim në qeveri, e cila ka tagrin si autoritet për të miratuar bonus për garën që do të hapej për koncesionin.

Ajo që ishte gjetur nga raportet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur nga opozita dhe media investigative rezultoi e vërtetë. Një zinxhir i lartë zyrtarësh kanë konstatuar se kompania që kishte paraqitur ofertën e pakërkuar nuk ishte regjistruar në QKB dhe nuk ekzistonte, megjithatë Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin me 8 pikë për ta favorizuar në garën që do të hapej për inceneratorin e Tiranës. Përgjegjësia për mungesën e kontrollit të dokumentacionit, sipas Prokurorisë së Posaçme i ka kaluar vetëm Komisionit të Dhënies së Koncesionit dhe jo zytrtarëve të tjerë.

Këtë fakt dhe shkeljetë tjera janë konstatuar nga disa ministra në kohën e dhënies së bonusit, por që më pas kanë nënshkruar si të tjerët vendimin për miratimin e ofertës së pakërkuar bashkë me 8 pikët plus në garën që do të hapej.

Projektvendimi për dhënien e bonusit është kundërshtuar thotë SPAK dhe nga Ministria e Drejtësisë e cila ka kërkuar rivlerësimin e nismës dhe nga ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, që kishte konstatuar se kompania  nuk ishte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Energjisë dhe Industrisë kishin dhënë miratimin.

Një pjesë e mirë hetimit për inceneratorin e Tiranës janë mbi veprimet e ministrisë së Mjedisit, zinxhiri i të cilës duke filluar nga ministri, sekretari i përgjithshëm,drejtorja juridike, anëtarët e saj në Komisionin e Dhënies së Koncesionit janë në burg ose arrest shtëpie.

Ndërsa institucioni i Bashkisë së Tiranës i cili ka bërë propozimin i pari dhe ka shtyrë përpara miratimin e kësaj kontrate është ndalur vetëm tek dy anëtarët e që kanë qënë pjesë e komisionit Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.

SPAK ka pyetur Taulant Tushën se kush i ka vënë në dispozicion ofertën e pakërkuar e kompanisë Integreted Energy BV. Ai ka dekalruar se këto dokuemta i janë vënë në dispozicion nga kolegët e tij të ministrisë së Mjedisit.

Tusha është pyetur se si ka kominikuar me firmën që bëri propozimin dhe ai ka thënë këtë:

Çdo kërkesë e Komisionit është përcjellë pranë Kryetares së Komisionit dhe komunikimi me shoqërinë është mbajtur nga punonjësit e Minsitrisë së Mjedisit.”- Taulant Tusha

Taulant Tusha sipas SPAK nuk mban mend se si kanë dalë të dhënat që janë në studimin e fizibilitetit për të cilat prokuroria thotë se nuk janë të sakta .

Por ajo që bën përshtypje në kërkesën për caktim mase të prokurorisë për inceneratorine Tiranës është se mungojnë komunkimet që Taulant Tusha ka pasur me Klodian Zoton.

Kjo faktohet nga dosja hetimore për Arben Ahmetajn ku në faqen 133 të saj shfaqet një komunikim me email mes të dyve, ku Tusha i ka vënë në dispozicion planin e financimit të landfillit të sharrës .

“Me datën 17.05.2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha  me titull landfilli dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto me datë 21.05.2018 ora 10:12. Bashkëlidhur është një dokumet tabelor me emërtimin “plani i financimit të landfillit të Sharrës”.”- Dosja e SPAK

Edhe përfaqësuesi tjetër i bashkisë në Komisionin e Koncesionit ka të njëjtin deklarim si Taulant Tusha. Kur ai pyetet për hartimin e Studimit të Fizibilitetit dhe të dhënat që janë nxjerrë aty, Namik Simixhiu thotë se nuk i kujtohet se si janë llogaritur. Ndërsa për përfitimet e kompanisë nga depozitimi i dherave të bizneseve private Simixhiu sqaron se nuk e di arsyen pse nuk është llogaritur.

Dosja e SPAK thotë se komisioni i dhënies së koncesionit ka patur një diskutim të ngritur nga kryetarja Valbona Ballgjini dhe që është mbështetur nga dy antarë të tjerë që përfaqësonin Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve, Erjon Murataj dhe Sidita Temali, të cilët kanë kërkuar që në kontratë të përfshihej detyrimi që të miratohej më parë nga Këshilli Bashkiak. Kjo kërkesë është refuzuar si nga kompania koncesionare dhe nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë Namik Simixhiu dhe Taulant Tusha.

Me kaq SPAK ka mbyllur rolin që kanë pasur  funksionarët e bashkisë së Tiranës në këtë

Një tjetër implikim i Bashkisë së Tiranës te inceneratorit është dhënia e parave shtesë për koncesionarin Integtrated Energy Bv Spv përmes kësaj marrëveshjes për dherat. Tre drejtorë të Bashkisë Tiranë, Ermal Kapllanaj i Policisë Bashkiake, Taulant Tusha i drejtorisë së Punëve Publike dhe Kryeinspektori i Mjedisit Evisjon Salku, kanë nënshkuar një marrëveshje me Giusepe Ciaffalgione, administrator i inceneratorit Tiranë dhe sot person në kërkim nga drejtësia, për të rregulluar aktivitetin tregtar të përpunimit të dherave. Marrëveshja ishte e tillë: paguhej 4 euro për metër kub dhera dhe 8 euro për metër kub inerte. Këto të ardhura shtuan me  10 deri në 17 milion euro në vit arkëtimet për koncesinarin, mbi planin e kontratës.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe koordinimi midis Policisë Bashkiake në funksion të rolit që ajo ka për monitorimin dhe kontrollin e territorit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve Ujrave dhe Turizmit në Tiranë si institucioni me kompetenca për evidentimin, kontrollin dhe marrjen e masave administrative për shkelësit dhe shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy’ si përgjegjëse në bazë të kontratës koncesionare për menaxhimin e të gjitha kategorive të mbetjeve të cilat depozitohen në Sharrë.”

MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT

Marrëveshja bie ndesh me kontratën e cila nuk lejon realizimin e të ardhurave të tjera më shumë se 30% e planit të arkëtimeve bazë, dukuri që po ndodh prej vitesh por askush nuk merr nismën për rishikimin e tarifës ose kalimin e një pjese të këtyre parave në buxhetin e shtetit. Korrespodencat e zbuluara nga opozita tregojnë se bashkia Tiranë ka bllokuar ngritjen e njësisë së menaxhimit të projektit që monitoron kontratën, duke penguar marrjen e  masave penalizuese ndaj koncesionarit apo negocimit të tarifës.

Ligji për koncesionet dhe partneritetin publik privat përcakton qartë se kush ka kompenteca për të lidhur shtesa të kontratës koncesionare ose marrëveveshje: vetëm Autoriteti Kontraktor.

Bashkia Tiranë dhe bashkitë e Durrësit dhe Kavajës kanë dalë jashtë kompetencave që i njeh ligji dhe kanë nënshkruar një marrëveshje pa patur asnjë të drejtë ta bëjnë këtë!

Ligji për koncesionet e përcakton qartë se shtesat e kontratave nuk duhet të dalin mbi dokumentat bazë të tenderit, ku pikat kryesore janë vlera e kontratës, kohëzgjatja kohore jo më shumë se 35 vjet dhe plani financiar. A ndryshuan këto tregues pas marrëveshjes për depozitimin e dherave dhe inerteve? A u shtuan të ardhurat për koncesionarin? Përse nuk u reflektuan në tarifën e depozitimit të mbetjeve të ardhurat shtesë? Nëse nuk u zgjodh ky variant përse nuk u negocua kontrata dhe të ardhurat që dalin mbi skenarin bazë të ndahen përgjysëm me shtetin? Bashkisë Tiranës sillet kur i shtohen para koncesionarit sillet si Autoritet Kontraktor dhe kur duhet të marrë masa ndaj tij për inceneratorin që nuk ekziston thotë nuk kam këtë rol.

Raste ku bashkia Tiranë sillet si Autoritet Kontraktor janë dhe emailet e publikuara nga Partia Demokratike e Rithemelimit ku kërkohet përjashtimi nga tarifa e dherave për biznese të caktuara.

Për këto raste, jo vetëm opozita, por dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të partisë së Erion Veliajt, si ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, kanë shkuar më tej duke e akuzuar atë si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës!

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy