
Finlanda, një nga anëtarët e rinj të aleancës së NATO-s, pritet të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë taksat, me qëllim mbushjen e gropës buxhetore përgjatë vitit 2025.
“Qeveria finlandeze nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkurtojë pensionet për të përmirësuar financat publike”, ka thënë ministrja e Financave Riikka Purra në një intervistë me gazetën lokale “Helsingin Sanomat”.
Çështja e pensioneve është pjesë e debatit politik këtë muaj, pasi qeveria po kërkon të bëjë 3 miliardë euro shkurtime shtesë në buxhetin e shtetit 2025.
Sipas ministres, shkurtimet e pensioneve profesionale janë të pashmangshme si pjesë e paketës shtrënguese të qeverisë.
"Kuptimi im është se është e pamundur të arrihet rezultati i dëshiruar pa u marrë me pensionet," citohet të ketë thënë ministrja sipas gazetës në fjalë.



