Çfarë është publiciteti okult dhe si ne biem “viktimë” e tij pa e kuptuar

Çfarë është publiciteti okult dhe si ne biem “viktimë” e tij pa e kuptuar

Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, e kanë vënë re sesi blogerët apo njerëzit e famshëm nuk humbasin rastin për të bërë publicitet, sidomos në “Instagram”. Një ndër blogeret më të famshme të momentit, Chiara Ferragni, ka dalë hapur duke pranuar se është një “mjet” publiciteti. Fotot e saj nuk janë thjesht shkrepje të jetës së përditshme, por një panoramë e studiuar në detaje që ka për qëllim të shkojë te disa klientë të caktuar. Një çantë e lënë diku në cep, një palë syze të vendosura shkujdesur në jakën e bluzës apo një orë, marka e të cilës duket si padashur, është në fakt e mirëmenduar dhe pjesë e atij që disa e quajnë publiciteti okult.

Ky fenomen është kritikuar dhe denoncuar në disa raste. Instituti i Autodisiplinës Publicitare në Itali (IAP) pritet të marrë masa në lidhje me këtë fenomen. Ideja ka të bëjë me frenimin e mënyrës sesi personazhet VIP i bëjnë publicitet një produkti duke e bërë të duket diçka e paqëllimtë.

Të gjithë bien dakord se publiciteti është shpirti i tregtisë dhe nuk ka asgjë të keqe nëse dikush bën reklamë për një krem apo një markë enësh kuzhine, por ajo që nuk shkon është pikërisht fakti që marrëdhënia ekonomike mes një marke dhe VIP-it që i bën reklamë nuk bëhet publike.

Praktikisht është pak e vështirë të besosh se Belen Rodriguez fotografohet me një palë syze dielli të zgjedhura krejt rastësisht. I ngjashëm është rasti i Fedez, fotoja e të cilit me një cigare elektronike në dorë pushtoi qytetet italiane. E njëjta foto u shfaq si shkrepje e jetës së përditshme në rrjetet sociale. Konsumatorët, sidomos ata të rinjtë, bien lehtësisht viktima të publicitetit okult, sidomos nëse ky i fundit bëhet nga idhujt e tyre të momentit.

Për këtë asrye, vitin e kaluar, në SHBA, Komisioni Federal i Tregtisë vendosi të ndërhyjë me një rregull të ri: Nëse mes një personi me influencë në publik dhe një kompanie ka një marrëdhënie financiare, publiku ka të drejtë të jetë në dijeni të saj.

Specifikisht, kjo marrëdhënie quhet e natyrës financiare nëse personi në fjalë paguhet për një postim në rrjetet sociale.

Në Britani është vënë në lëvizje ASA, agjenci e ngjashme me Komisionin Federal në SHBA. ASA ka vendosur që postimet e sponsorizuara të identifikohen detyrimisht me hashtagun #ad apo #advertising (reklamë).

Në Itali, e para që e ka pranuar ndryshimin e rregullave të të bërit publicitet në mënyrë të tillë është vetë Chiara Ferragni. Për herë të parë në postimet e blogeres ka filluar të shfaqet hashtagu #ad, një përpjekje kjo për të sqaruar se bëhet fjalë qartësisht për publicitet. / Bussines Insider / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy