“Titanik 2”, dënohet me 3.2 vjet burg Menduh Thaçi

“Titanik 2”, dënohet me 3.2 vjet burg Menduh Thaçi

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, është dënuar me 3 vjet e dy muaj burg. Thaçi është njëri prej pesë të akuzuarve të dosjes “Titanik 2”, që u dënuan sot nga Gjykata Penale në Shkup.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare dhe disa ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë akuzohen për rolin të tyre në parregullsitë e procesit të zgjedhjeve vendore në vitin 2013.

Bedredin Ibrahimit, po ashtu zyrtar i lartë i PDSH-së dhe ish-anëtar i KSHZ-së iu dha nga gjykata dënimi më i madh: 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Po ashtu, me burg u dënuan edhe ish-anëtarë të tjerë të KSHZ-së: Aneta Stefanova, 3 vjet burg; Vllatko Sajkovski, 3 vjet burg; Sasho Sërcevit, 3 vjet burg dhe ish-drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, 3 vjet burg. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy