
Missouri kreu dënimin e parë me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një person transgjinor.
Bëhet fjalë për Amber McLaughlin, e dënuar në vitin 2003 për vrasjen e ish-të dashurës, ku 49-vjeçarit iu dha injeksioni vdekjeprurës.
Pavarësisht se kishte kërkuar mëshirë nga guvernatori, nuk e kishte marrë. Avokatët mbrojtës i kishin paraqitur një kërkesë për falje ekzekutive guvernatorit të Missourit, Mike Parson, duke i kërkuar atij që ta ndryshonte dënimin me burgim të përjetshëm edhe për shkak se dënimi me vdekje ishte vendosur nga një gjyqtar i vetëm kundër një vendimi jo të jurisë.
Kërkesa për falje u fokusua në disa elementë, duke përfshirë problemet traumatike të fëmijërisë dhe shëndetit mendor të McLaughlin, të shkaktuara nga një sërë abuzimesh që e çuan atë të vuante nga depresioni dhe të tentonte disa herë vetëvrasjen.
Në vitin 2003, McLaughin u përfshi në një lidhje me 45-vjeçaren Beverly Guenther, ku pas muajsh torturimi ndaj gruas, ai e goditi me thikë dhe i fshehu trupin.



