Maqedoni e Veriut, Parlamenti voton ministrat e rinj

Maqedoni e Veriut, Parlamenti voton ministrat e rinj

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar riformatimin e qeverisë.

Ligjivënësit u kanë hapur dritën jeshile propozimeve të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, për të emëruar Trajan Dimkovskin si ministër të Bujqësisë, Naser Nuredinin për Mjedis Jetësor, Hysni Ismailin si ministër të Kulturës, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive.

Kryeministri Zaev ka tërhequr emërimin e kandidatit për ministër Financash pasi Komisioni Anti-Korrupsion tha se një gjë e tillë paraqet konflikt interesi.

Riformatimi i Qeverisë pason të ashtuquajturin procesi “Fshesa”, të cilin proces kryeministri Zaev e kishte paralajmëruar gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy