Rama në Spitalin e Traumës: Vija e kuqe, prerja e gishtave të polices 24 vjeçe

Rama në Spitalin e Traumës: Vija e kuqe, prerja e gishtave të polices 24 vjeçe

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit paraditen e sotme. 

Kreu i qeverisë ka vizituar në spitalin e Traumës 12 punonjësit e policisë të cilët po marrin mjekim.

Mes të plagosurve në spital janë edhe 3 protestues, të cilët mbetën të plagosur gjatë përplasjes me policinë para Parlamentit ditën e sotme.  

Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thtotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia", u shpreh Rama.

"Prerja e gishtave është një vijë e kuqe për ata që sot kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe Policia e Shtetit të kthehet në target për kapsolla e gurë”, vijoi kreu i qeverisë, ndërsa përsëriti edhe një herë prerë se për banorët te Unaza e Re që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marrë bonus qiraje, ndërsa të tjerët tha Rama të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se një parti që merr përsipër të mbrojë zpatues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre nuk kanë për ta frenuar dot.

Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të plagosur, ku ka pasur dhe tension në momentin kur kryeminsitri ka dalë në një prononcim për mediat është qëlluar me këpucë nga një banore i Unazës së re.

Pas këtij incidenti, policia ka shoqëruar një tjetër protestues, ndërsa kryeministri është larguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy