Problemet e dhëmbëve te shqiptarët/ Çela: Më shumë kërkojnë trajtim sesa parandalim

Problemet e dhëmbëve te shqiptarët/ Çela: Më shumë kërkojnë trajtim sesa parandalim

Problemet e shpeshta me dhëmbët te shqiptarët janë evidente në çdo moshë e periudhë, është perceptimi i dentistes së QSUT, Dajana Çela.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, dentistja Çela, tha se problemi më i madh që hasin te shqiptarët është fakti se ata nuk kërkojnë parandalimin por trajtimin.

Pjesa më e madhe është kategoria 1-9 vjeç, që ne hasim kariesin, fëmijët që konsumojnë biberon dhe shkaktojnë karies, grupmoshat tjera që hasim më shpesh është 50-70 vjeç që ka nevojë për protezim.

 Mendoj që ne hasim më mungesa nga neglizhencat, që dmth shqiptarët kemi një problem, që nuk kërkojmë parandalimin por trajtimin i cili është pak më i vështirë, këtë hasim më shpesh në klinikë.

Neglizhenca që në fëmijët, prindër që nuk kujdesen që ti sjellin fëmijët për vizitë, pak gravitetin oral e lejmë pas dore.

Dentistja Çela, thotë se pranë QSUT, funksionon Shërbimi shtetëror dentar me të gjitha shërbimet që nga mosha pediatrike deri të shërbimi i protezimit.

Shqiptarët kanë probleme, copë-copë, por megjithatë po shohim se privati apo shteti, i cili ofron shërbime falas që mund të jenë elementare, që çdo shqiptar mund ta ketë atë mundësi.

Konsultat i përfitojnë të gjithë pavarësisht moshës, kemi pedodontia, për fëmijët, është kirurgjia protetika, kështu që nuk është se kemi dallim që nuk mund të vije.

Çdo 6 muaj duhet bërë kontrolli te dentisti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy