Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se nuk do të mbështesë asnjë sulm izraelit në qendrat bërthamore të Iranit në përgjigje të sulmit të tij raketor dhe i kërkoi Izraelit të veprojë “në mënyrë proporcionale”.
Biden foli një ditë pasi Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike ndaj Izraelit, një veprim që ai e përshkroi më parë si të paefektshëm.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Irani do të paguajë për sulmin.
Komentet e Biden erdhën pasi ai dhe liderët e tjerë të G7-ës nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar folën me telefon për koordinimin e sanksioneve të reja kundër Iranit.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se liderët dënuan pa mëdyshje sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe se Biden ripohoi solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Amerikës për Izraelin dhe popullin e tij.
“Ne nuk e sulmin izraelit në objektet bërthamore të Iranit. Do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë ata”, u tha Biden gazetarëve përpara se të nisej për në Karolina për të parë shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Helene.



