Motoristi që synon të thyejë rekordet Guinnes, udhëtim 4 vite në 215 shtete: Momenti kur u ndjeva i rrezikuar nga flamuri

Motoristi që synon të thyejë rekordet Guinnes, udhëtim 4 vite në 215 shtete: Momenti kur u ndjeva i rrezikuar nga flamuri

Motoristi Dashnor Balliu, synon rekordet Guinnes pasi do të kryejë një udhëtim i vetëm i cili do të zgjasë 4 vite në 215 shtete, udhëtim i nisur në gusht 2023 dhe ku deri më tani ka përshkruar 36 shtete dhe 37 mijë kilometër.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai thotë se aktualisht ndodhet në Gjermani dhe se iu desh që të kthehej nga Polonia, për shkak të një defekti që shfaqi motori.

Isha afër Polonisë 200 km thashë të kalojë një xhiro në Gjermani, kur isha në Moldavi, filloi motori të më bënte disa defekte, u përballa me disa rrugë të vështira dhe motori kishte peshë dhe u detyrova të kthehem në Gjermani, duke qenë se kam punuar pesë vite, kam shokë dhe miq, dhe mund të më gjejë pjesët që më duhen.

Jam duke rregulluar motorin. Misionin tim e kam filluar vetë, nuk ka një kusht, synimi i misionit është që të shëtisë gjithë botën dhe ta shijojë.

Mbas Gjermanisë ika nga Franca, Spanjë, Portugali, zbrita në Montekarlo, Itali.

Në Itali në Salerno, mu prish tre ditë motori, një bobinë, kaloi një motorist italian dhe më ndihmoi duke marrë pjesën dhe ma sjellë.

Vështirë e kam pasur në Bosnjë, kur pashë një tabelë Republika SRPSKA, por ishte një fshat, aty e ndjeva veten në rrezik se kisha flamur shqiptar me vete.

Aty u detyrova të udhëtojë gjithë natën, edhe Malin e Zi dhe arrita në mëngjes në Kosovë. Unë jam një motorist i vjetër dhe e di sa do shpenzoj.

Çdo udhëtim të gjatë që marrë, llogaris që të kem lekë me vete sa dyfishi i shpenzimeve. Të ardhurat i siguroj duke punuar në vende të ndryshme.

Çdo shtet në Europë ka shumë shqiptarë që të ofrojnë punë, një ditë ose dy ditë.

Gjatë udhëtimit, kam lyer me bojë, kam vendosur pllaka, një shoku i prisha shtëpinë me kompresor, mora 200 euro dita.

Udhëtimin e bëj për të shijuar. Do punoj disa ditë sa të siguroj të ardhurat dhe do të nisem në Bjellorusi, Estoni.

Unë kam 15 profesione të cilat i përdor sipas rastit.

Deri tani me shëndetin kam qenë mirë, kujdesem dhe për ushqimin që ta gatuaj vetë, si dhe ruhem që të mos djersij.

Takova djalin në Berlin para tre ditësh dhe u karikova. Doja një ndihmë nga shteti shqiptar, që të më ndihmojë me marrjen e vizave, jo me financa. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy