Një ish-kapiten i nëndetëseve ruse, i cili punonte si oficer mobilizimi, është qëlluar për vdekje teksa vraponte në qytetin jugor të Rusisë, Krasnodar, raportojnë mediat lokale. Stanislav Rzhitsky, 42 vjeç, u qëllua për vdekje të hënën nga një person i armatosur dhe i paidentifikuar, njoftoi agjencia shtetërore ruse Rossiya 1. Disa media ruse spekuluan se ai mund të ishte gjurmuar përmes profilit të tij në aplikacionin e fitnesit Strava. Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për vrasjen. Komiteti Hetimor i vendit, ekuivalenti i FBI-së së SHBA-së, tha se një hetim për vrasje ka nisur dhe se zyrtarët do të kërkojnë "të përcaktojnë të gjitha rrethanat e incidentit, si dhe personin që kreu krimin dhe motivet e tij". Ish-oficeri i marinës u qëllua në shpinë dhe në gjoks në një park pranë qendrës sportive Olimp.



