Batuta e Ramës për Bashën me gartë socialiste në Elbasan: I jam lutur Bashës, më shumë se Romeo-Zhulietës

Batuta e Ramës për Bashën me gartë socialiste në Elbasan: I jam lutur Bashës, më shumë se Romeo-Zhulietës

Si në çdo takim me mbështetës të partisë socialiste kryeministri Edi Rama nuk i kursen as batutat dhe ironitë.

Teksa komentoi situatën politike dhe përpjekjet e dështuara për dialog deri tani me opozitën, kreu i qeverisë pohoi se i ishte lutur prej kaq kohësh kreut të PD-së, Lulzim Basha, aq sa dhe Romeo i Shekspirit nuk i ishte lutur Zhulietës.

“Ne jemi në fazë të një krize të krijuar artificialisht PD është parti e madhe, alternativë pushtet, Por zgjodhi të mbyllej në një çadër. Përpjekjet tona për të siguruar garancinë e PD kanë qenë si asnjëherë më parë. Ne kërkuam një të drejtë kushtetuese të opozitës në parlament dhe gjithë ajo betejë përfundoi me shkrimin e një neni në ligjin zgjedhor, që nuk ndryshon. Ishte një fitore e rëndësishme, por minimale në raport me gjithë atë përpjekje. Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri që ti thonë opozitës që shkruani ca të doni dhe t’i lutesh kryetarit të opozitës, ‘hajt takohemi, hajt takohemi’, aq sa dhe Romeo si lutej Zhulietës. Ai do që të takohemi duke thënë: Hajde takohemi dhe me sill dorëheqje. Ka dhe nga ata që thoshin: ‘Ore pse u lutesh’. Dhe unë u thosha: “Po ne s’jemi si ata, por jemi ndryshe.”, tha Rama.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy