Ditën e sotme, vogëlushi i dukës dhe dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan Markle, feston ditën e tij të lindjes.
Archie Harrison ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë dhe duket se ditëlindjen do ta festojë në karantinë, larg familjes mbretërore.
Çfarë u ka rënë më shumë në sy ndjekësve është fakti që Archie është një kopje e miniaturë e Harry-t, kur ishte në moshën e të birit.

Me dëshirën e tyre, Meghan dhe Harry tashmë nuk janë më pjesë e familjes mbretërore dhe po vazhdojnë jetën të lirë.
Në muajin mars ata përfunduan edhe detyrat e fundit mbretërore dhe tashmë janë larguar nga Anglia.



