Një sasi marijuane me vlerë të paktën 300 mijë euro është gjetur në garazhin e një shqiptari në Itali. Droga është zbuluar në zonën e Riminit, në rrugën “Dario Campana”.
Në pranga janë vënë dy shqiptarë, J.T., 32 vjeç dhe A.M., 33 vjeç. Policia gjeti një sasi prej 75 kg marijuanë në garazhin e A.M., pas sinjalizimeve nga banorët e lagjes për lëvizjet e dyshimta të tij.
Ata u kanë dhënë karabinierëve targën e makinës me të cilën lëvizte 33-vjeçari. Pasi e kanë vëzhguar dhe ndjekur, ata e kanë parë të hynte në garazh, çelësat e të cilit i mbante vetë.
Ndërsa pas kontrollit në banesë, policia gjeti edhe 15 gramë kokainë.
Ndërkohë, ajo që inkriminoi shqiptarin tjetër ka qenë kopja tjetër e çelësit të garazhit.
Dy shqiptarët e arrestuar nuk janë të rinj për policinë italiane, pasi ishin me precedentë penalë.



