Paga mesatare 1200 euro/ Buxhuku: Premtime pa arsyetim, mund të çojë në inflacion dhe rritje të kostos së bizneseve

Paga mesatare 1200 euro/ Buxhuku: Premtime pa arsyetim, mund të çojë në inflacion dhe rritje të kostos së bizneseve

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e emisionit “MCN Economy” se nuk ka një arsyetim racional për premtimet që po bëjnë partitë për pagë mesatare 1200 euro dhe më tej.

Sipas Buxhukut, rritja e pagës mund të çojë në inflacion dhe rritje të kostos së bizneseve.

Luhet si ankand, 1200-1250 euro . Nuk dihet si do shkojë deri në zgjedhje. Edhe mund të shkojë meqë është fjala për të marrë vota. Ajo që vihet në dukje, është fakti që nuk është se ka ndonjë arsyetim racional për të bazuar shifrën 1200-1250-1000 euro që mund të shkojë paga deri atje. Ka rëndësi fakti për të kuptuar çfarë do të thotë nëse vendoset një pagë e tillë për ekonominë. Kur shteti mbledh taksa dhe rrit rrogat e punonjësve publike, taksat i paguajnë qytetarët dhe bizneset, i fut shteti në buxhetin e tij jep këto rroga të premtuara.

Jo vetëm kjo, është më shqetësuese. Nuk di pasojat që do sjellë kjo rritje page për ekonominë në tërësi. Rritja e pagës mund të çojë në inflacion, në rritje të kostos së bizneseve. E fut të gjithë rrethin në një cikël të panjohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy