Dosja e Bankers Petrolium i kalon SPAK

Dosja e Bankers Petrolium i kalon SPAK

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe i ka përcjellë SPAK-ut dosjen e kompanisë Bankers.

 

Lajmi konfirmohet nga burime të MCN Tv  në Prokurorinë e Fierit. 

 

Mësohet se në kuadër të hetimeve janë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë dhe përfshirje në këtë çështje.

 

Nga këqyrja e celularëve të arrestuarve ka dalë në pah se ka elementë që të çojnë në grup të strukturuar kriminal.

 

Prokuroria e Fierit ndërmori aksionin kundër Bankers më 2 korrik 2025 pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me Tatimet dhe Policinë, duke ekzekutuar 10 masa sigurie dhe shpallur në kërkim 4 të huaj. 

 

Prokuroria ngriti 5 akuza: Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në, fshehje e të ardhurave, pastrim i parave, shpërdorim detyre dhe moskryerje e detyrave nga organet tatimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy