Von der Leyen: Zgjatni sanksionet ndaj Rusisë deri në janar të 2023

Von der Leyen: Zgjatni sanksionet ndaj Rusisë deri në janar të 2023

Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon e pandërprerë, prandaj, ne propozojmë sot të forcojmë sanksionet tona të rënda të BE-së kundër Kremlinit, t'i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t'i zgjasim deri në janar 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e tij.

Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

Ndërkohë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se sanksionete  BE-së janë të ashpra dhe synojnë ata që janë afër Putinit dhe Kremlinit.

Sanksionet e BE-së janë të ashpra. Ne vazhdojmë të synojmë ata që janë afër Putinit dhe Kremlinit. Paketa e sotme pasqyron qasjen tonë të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë G7. Përveç këtyre masave, unë do të paraqes edhe propozime në Këshill. Për të shtuar më shumë njerëz dhe subjekte në listën e zezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy