Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, është personi i radhës me rëndësi në botën e futbollit që rezultaton pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga faqja e FIFA-s e cila saktëson se italo-zvicerani është me shenja të lehta, ndërsa është karantinuar në shtëpi për 10 ditë.
"Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mori konfirmimin sot se ka dolë pozitiv për koronavirus. Presidenti pasi ka paraqitur simptoma të lehta menjëherë e ka vendosur veten në vetë-izolim dhe do të qëndrojë në karantinë për të paktën dhjetë ditë,"- shkruan FIFA.
Vetëm pak ditë më parë pozitiv me koronavirus rezultoi ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit Ronaldinho, ndërsa më herët janë prekur Maradona, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe shumë të tjerë.



