Kurum mbylli uzinën/ Braçe: Po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore, të mos tolerohet më

Kurum mbylli uzinën/ Braçe: Po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore, të mos tolerohet më

Pas dyshimeve si prodhoi dhe shiti 816 ton mbetje toksike, të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, firma turke Kurum ka mbyllur fabrikën e prodhimit në Elbasan, duke pushuar 500 punonjës.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe i cili e ka konsideruar këtë veprim si shantazh ndaj qeverisë me pengje njerëzore.

Braçe i kërkon kësaj të fundit të mos tolerojë, ndërsa kujton vitin 2016 kur kompania turke shpalli falimentin duke pushuar në mënyrë të menjëhershme dhe pa justifikim gati 200 punonjës.

Kurum nuk mund të marrë peng punëtorët! Kurum nuk mund të shantazhojë edhe një herë qeverinë-me pengje njerëzore! Kurum duhet ti nënshtrohet ligjit, ti përgjigjet autoriteteve sipas ligjit, të çlirohet apo mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin! Asgjë më pak e asgjë më shumë! Punëtorët nuk hyjnë në këtë mes; madje me punëtorët Kurum po bën krim-edhe ky duhet hetuar! E ka bërë edhe një herë më parë këtë shantazh kur shpalli falimentin për ti ikur hetimeve për evazion fiskal; jo më! Kurrë më! Nuk mundet një kompani të marrë peng punëtorët e të shantazhojë qeverinë me ta! Nuk duhet toleruar! Po, ka qenë e privilegjuar e ka përfituar në mënyrë klienteliste-për mua të padrejtë, në energji, portë e metalurgji-deri në kufijtë e mo-no-po-lit, por ajo kohë ka mbaruar!

Më tej ai shprehet se qeveria ka marrë vendimin e duhur për te mos pranuar këtu, mbetjet e dyshuara si të rrezikshme!

Qeveria i ka dhënë prioritet hetimeve dhe analizave dhe kjo është rruga! Përgjigje për ata që siç me një lodër kineze që nuk bën analizë biologjike e kimike të produktit damkosen frutat e perimet, po njësoj kanë shpallur mbetje të rrezikshme duke shërbyer vetë si laborator, përgjigje dhe për gjithë radhën e politiqenëve që deri dje ulërinin për importin e mbetjeve që nuk ekzistonte, sot ulërijnë për eksportin e mbetjeve që duhet provuar në janë të rrezikshme apo jo!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy