
Abdyl Sinani, ekspert i ushqimit dhe teknologjisë ushqimore tha në studion e MCN Informacion se produktet me aflatoksinë duhet të ndalohen menjëherë dhe të mos konsumohen nga njerëzit pasi është shumë e dëmshme.

Aflatoksina vjen nga drithërat e ndenjur, kashta, bari që janë të ndenjur. Aflatoksina që rritet tek bima shkon tek kokrrat dhe ushqehen bagëtitë. Nuk ikën as me zierje, dhe asgjë. Është mjaft e dëmshme.
Qeveria po bën organizim të ri të AKU. Pas disa ditësh do ta ndajë në grupe të caktuara. Për qumështin, dhe produktet që kanë aflatoksinë duhet të ndalohet menjëherë dhe të mos konsumohen nga njerëzit.
Megjithatë sipas Sinanit, rastet me qumësht me aflatoksinë janë të veçuara, pasi nuk është i gjithë produkti,
Raste janë, rasti do ndodhë, por dhe rasti duhet të hiqet.
Sinani tha gjithashtu se udhëzimi i ri që do të hyjë në fuqi në janar të 2026 ka si fokus gjurmueshmërinë e produkteve, duke pasur dijeni për tokën ku është prodhuar.



