
Të paktën 70 ushtarë u vranë dje nga një sulm xhihadistësh në Nigeri, ka njoftuarga një këshilltar i presidentit të Nigerisë, Mahamadou Issoufou. Ky është sulmi më i përgjakshëm xhihadist në vendin afrikan që nga viti 2015. Presidenti i vendit ka njoftuar në Twitter kthimin e tij të menjëhershëm nga një udhëtim jashtë vendit për të ndjekur zhvillimet e sulmit pranë kufirit me Malin, një zonë e largët ku terroristët e lidhur me ISIS-in janë mjaft aktivë.



