Gazetari dhe aktivisti Brejdon Xhavara ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur për vështirësitë që përballen romët dhe egjiptianët. Xhavara tha se problematikat kryesore që hasin këto dy pakica janë strehimi, punësimi dhe arsimi.
Problematikë kryesore mbetet strehimi, punësimi dhe arsimimi. Po ashtu edhe diskriminimi. Romët hasen shumë me diskriminimin. Besohet se romët janë më të diskriminuarit. Bëhet fjalë për diskriminin në nivelin e punës, me diskriminimin në shkolla dhe Universitete.
Po ashtu strehimin e vuajnë çdo ditë. Dëbimi i parë i romëve ka ndodhur në 2005 në Pogradec. Ngjarja më e tmerrshme ka qenë e Selitë ku 120 familje u dëbuan forcërisht. Ata u dëbuan dhe nuk kishte një praktikë që duhej të ndiqej për një banesë të re. Pas dëbimëve filluan konsultimet.
Punësimi është një tjetër problematikë. Pjesa më e madhe e romëve është e angazhuar në tregtimin e rrobave të përdorura dhe riciklimin e mbetjeve urbane. E vështirë që të integrohen në tregun e punës, dhe të marrin të ardhura nëj herë në muaj.
E pranojmë që shumica e të rinjve nuk kanë një zanat dhe një profesion madje nuk kanë as edukimin. Kemi kërkuar që punët që ata të kenë një kohë tranzicioni që ata të përshtaten, të trajnohen ose të përfshihen në programe të ndryshme.
Përsa i përket planit të integrimit nga Ministria, Xhavara tha se pjesa më e madhe e pikave nuk gjen zbatim në terren.
Çdo 4 vite Ministria harton një plan veprimi për integrimin e romëve. Ndodh që këto plane nuk gjejnë zbatim në terren dhe këto plane nuk janë afër me komunitetin. Plani nuk është i zbatuar 100%, ka fusha që kanë nevojë për përmirësim. Në Bashki të ndryshme ka plane lokale për integrimin e tyre, por ato nuk gjejnë zbatim. Kemi politika sociale, por kanë nevojë për një strategji më të mirë ne terren. Se romët e arsimuar nuk kanë nevojë për integrim pasi ia dalin vetë.
Xhavara tha se ka një shifër më të lartë romësh dhe egjipianësh krahasuar me atë që është dokumentuar në censusin e 2011. Aktivisti tha që për të pasur të dhëna sa më reale intervistën duhet ta kryejë një person nga këto pakica.
Në censusin e 2011 shifrat kanë dalë të ulta. U hodh poshte pasi organizat e shoqatave civile organizuan 2-3 studime ku nxorrën shifra të reja. Në Shqipëri ka më shumë romë e egjiptianë se në census. Që të behet më mirë është që intervistuesi të jetë nga këto pakica, t’i njohë ata. Pytja më e thjeshtë do të ishte kujt komunitet i përkisni ju.



