Trump zbulon planin për 100 ditët e para si president

Trump zbulon planin për 100 ditët e para si president

Kandidati presidencial i Partisë Republikane amerikane, Donald Trump pritet të prezantojë sot  vizionin për presidencën, në të njëjtin qytet, ku ish-presidenti amerikan, Abraham Lincoln mbajti fjalimin e famshëm të epokës së Luftës Civile në SHBA, “The Gettsburg Address”.

Menaxherja e fushatës së Trump, Kellyanne Conway tha se “planet presidenciale shpresëdhënëse synojnë të përshkruajnë qëllimet e tij për 100 ditët e para në detyrë”.

Fjalimi është caktuar të mbahet në orën 11:00 (15:00 GMT).

“Ajo çka ai premton dhe ajo çka ai flet në vijim të fushatës do të formojnë bazën për presidencën e tij”, tha Conway për një grup gazetarësh dje në mbrëmje, raportoi gazeta e përditshme “LA Times”.

“Fjalimi që ish-presidenti amerikan, Abraham Lincoln mbajti në vitin 1863, pranë një varreze për të rënët në Luftën Civile, është vendi i duhur për të kujtuar veteranët ushtarakë”, tha Conway.

Fjalimi i Linkolnit “ The Gettysburg Address” është një nga fjalimet më të famshme në historinë e SHBA-së.

Fjalimi i planifikuar i Trump vjen pas debatit të tretë të së mërkurës kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton si dhe pas një pjesëmarrje në një event bamirësie, ku Trump bëri disa shaka të rënda kundrejt rivales së tij.

Shumica e sondazhet tregojnë Trump të renditur pas Clinton, vetëm tre javë para zgjedhjeve.

Megjithatë, Trump pohoi në Twitter se “tre sondazhet kombëtare tregojnë se ai është në krye, duke argumentuar se media refuzon të raportojë mbi to”.

Miliarderi i kthyer në politikan është kritikuar lidhur me deklaratën se zgjedhjet e ardhshme të 8 nëntorit janë manipuluar si dhe për mospranimin e humbjes, nëse ai humbet kundrejt Clintonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy