<p>Avokati Ndue Pjetraj thotë se vetingu ka krijuar një sistem drejtësie joeficient, që u ka dhënë prokurorëve pushtet mbi gjykatat. Në studion e MCN, ai u shpreh se shoqata e avokatëve ka dy kërkesa, plotësimi i të cilave do të lehtësonte punën e avokatëve por edhe atë të vetë gjykatave. </p> <blockquote> <p><em>Vetingu ka qenë një gjueti shtrigash. Nuk ka qenë veting mirëfilli. Në SPAK mund të kenë hyrë vetëm 1% e personave që kanë marrë pafajësi. Në SPAK nuk merr kush pafajësi. Nuk ke asnjë lloj mundësie për të shpalosur talentin si avokat. Vetëm nëse merresh me politikë. Sot SPAK arriti deri në një vend ku ishte shumë e vështirë të hynte. Janë të kërcënuar, por lufta që po bën SPAK, prokurorët që kanë hyrë aty për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë, janë stepur. Për mua, SPAK-u do të arrestojë prokurorët e vet. Mendojmë që të gjithë avokatët e Shqipërisë të mblidhen njëherë e mirë e t’i japin një mësim të mirë SPAK-ut dhe Prokurorisë. Në emër të shoqatës së avokatëve kam bërë një peticion ku kërkoj që në të gjitha gjykatat të ketë një dhomë për avokatët. Përveç kësaj, i kam kërkuar KLGJ-së gjykatën e arbitrazhit. Të mos merret gjykata me borxhe, por të lirohet për çështje të tjera. </em></p> <p><em>Jemi në kushtet kur vetë Dumani tha se gjykata do të vendosë çfarë i kërkojmë ne. Pra, gjyqtari të bëhet noter. Ne në Shqipëri vuajmë për 250 gjyqtarë. Këta duhet të mos jenë të implikuar. Nëse ndodh kjo, atëherë nuk do të kemi probleme. Çdo person e ka humbur besimin nëse gjykata vendos atë që kërkon prokurori. </em></p> <p><em>Sot prokurori bashkë me OPGJ ndalon personin, i marrin çdo gjë në kundërshtim me ligjin. U marrin makinat, ua mbajnë peng. Sot shoqata e avokatëve e ka database për çdo lloj prokurori. Në momentin e duhur do ta denoncojmë. Nuk mund t’i marrësh dikujt makinën dhe t’i bësh presion. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/fHK9Fr6EAHE?si=vC4sMs6ztJZR8f_n" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



