Shamku: Akademia e Shkencave është krejt e shformuar, e shëmtuar si politika e keqe

Shamku: Akademia e Shkencave është krejt e shformuar, e shëmtuar si politika e keqe

Studiuesja Ledi Shamku tha në emisionin “Arnautistan” se Akademia e Shkencave është krejt e shformuar, e shëmtuar si politika e keqe.

Shamku tha se ka një përplasje mes mendësisë europiane, Akademisë së Studimeve Albanologjike, dhe një modeli të prapambetur dhe sovjet.  

Shqetësimi s’është i imi, është i yni. Ne kemi tentuar gjithmonë të shpërndajmë modelin e mirë te Akademia. Nuk përzihet dot uji me vajin. Kemi shprehur idetë tona si mund të reformohet Akademia, e cila e quan veten të reformuar por është krejt e shformuar, që ka marrë shëmbëllesat e një karakatine politike të shëmtuar keq. Është shëmtuar si politika e keqe. Është përplasur një mendësi europiane, që ka qenë gjithmonë europiane, Akademia e Studimeve Albanologjike, që ka pasur një ind progresit, europian. Befas u gjendëm përballë një modeli thellësisht të prapambetur, madje të keq, një model sovjet, që pretendoi befas që për të ecuar para duhet të ecim mbrapa. Ky ishte pretendimi i kreut të Akademisë. Shkenca bëhet pranë universiteteve dhe institucionet e arsimit të lartë. Duhet t’u vlejë studentëve. Kështu që u mendua që duhet të shkëputej nga kjo strukturë, ku dija të bëhej pjesë e arsimit të lartë. U themeluan 4 institucione. U mendua që të themelohej Qendra e Studimeve Albanologjike, të cilës iu dha e drejta dhe detyrimi që kërkimin shkencor ta vinim në dobi të formimit të studentëve, të albanologëve të ardhshëm. Kjo kur erdhi dikush në krye të Akademisë, që jetën e vet e ka vetëm politike. Edhe kur është anëtarësuar, është anëtarësuar si ministër Arsimi, flas para qametit. Ai atë mendje dhe mendon që i duhen argatë. Në këtë vend ka ikje masive dhe s’kam dëgjuar kurrë Akademinë të thërrasë një tryezë”.

Nuk di të them për politikën se s’kam pasur ndonjëherë interes. Kam përshtypjen se kjo Akademi e 4 viteve ka pasur interes për politikën sepse drejtohet nga një politikan. Edhe nëse luhet, luhet në nivele lobimi të dyta dhe të treta. S’besoj që politika në pjesën e epërme të saj të ketë ndonjë hall të madh për ta patur Akademinë e Shkencave. Ne e duam Akademinë e Shkencave që të jetë, për ta thirrur shkencën që përveçse universale të jetë edhe kombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy