Gazetari Arsen Rusta zbuloi gjatë një lidhjeje me studion e MCN Live detaje nga arratisja e Altin Ndocit mesditën e djeshme nga spitali i Durrësit.
Dy automjete janë përdorur për të ndihmuar Altin Ndocin dhe për ta larguar atë nga spitali.
Rusta bën me dije se SPAK po bën një verifikim se cila ka qenë praktika e vendosjes së tij në një burg jo të sigurisë së lartë.
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në alert dhe Porti i Durrësit.
Ndoci dyshohet se është i përfshirë në 4 vrasje. Vijon të jetë i dyshuar nga SPAK për disa atentate përfshirë dhe vrasjen e vëllait të Talo Celës dhe familjarëve të Erion Alibeajt.
Ndoci konsiderohet njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa SPAK po bën një verifikim se cila ka qenë praktika dhe dosja e vendosjes së tij në një burg jo të sigurisë së lartë, por në një paraburgim të një sigurie të zakonshme ku qëndrojnë personazhe jo të rrezikshëm.
Do të merren në pyetje 8 persona.
Dy automjete janë përdoruar për largimin e Ndocit.
Rezulton se Ndoci vjen me ambulancë pa pranga, në shkelje të protokollit. Futet në ambientet e brendshme, ka konfrontim fizik dhe më pas largohet AB 700 RS. Nga ana tjetër është një automjet që është larguar. Asnjë nga mjetet nuk është gjetur.
Dyshohet se mund të fshihet në kryeqytet.
Po ashtu bëhet me dije se nëndrejtori i burgut të Durrësit është Julian Agasi, vëllai i Eno Agasit i cili ndodhet në kërkim pasi dyshohet se ka ndihmuar kushëririn Ergys Agasi për vjedhjen e verës.



