Sulme me raketa nga Irani/ Sirenat dëgjohen në gjithë Izraelin, shpërthime në Tel Aviv

Sulme me raketa nga Irani/ Sirenat dëgjohen në gjithë Izraelin, shpërthime në Tel Aviv

Irani ka lëshuar qindra raketa në drejtim të territorit të Izraelit. 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sirenat po dëgjohen në gjithë territorin e Izraelit. Po ashtu raportohet për shpërthime dhe re tymi në qendër të Tel Avivit. 

Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike ka filluar operacioni ndaj sulmit të egër të regjimit zionist”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.

Sulmet vijnë si hakmarrje ndaj goditjeve të Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane. 

Sipas deklaratës të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sistemet mbrojtëse ajrore janë vënë në funksion të plotë për të ndaluar kërcënimin e raketave iraniane.

Autoritetet izraelite kanë urdhëruar qytetarët që të strehohen dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të ri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy