
Aktori 73-vjeçar Richard Gere raportohet se është shtruar në spital për shkak të një pneumonie ndërsa ishte me pushime me familjen e tij në Meksikë.
Një lajm i tillë raportohet nga mediat britanike sipas të cilave, ylli i Hollivudit, ka kaluar një natë në spital dhe më tej është larguar.
Aktori, kishte shfaqur një kollë të keqe e cila u përkeqësua aq shumë gjatë udhëtimit sa u detyrua të shtrohej në spital ku u diagnostikua me pneumoni.
Pas shtrimit në spital Gere po ndjek terapinë me antibiotikë ndërsa vazhdon pushimet e tij në zonën e Nuevo Vallarta.
Legjenda 73-vjeçare e Hollivudit ndodhet me pushime në Meksikë, për të festuar ditëlindjen e 40-të të gruas Alejandra Silva.



