Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili është dënuar me dy vite e tete muaj burg për akuzën e korrupsionit pasiv.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ish-kryebashkiaku i Dibrës Xhelili pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Gjykata e shpalli fajtor Xhelilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria, duke e dënuar me katër vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit.
Krahas burgut, ish-kryebashkiakut Xhelili i mohoet e drejta për pesë vjet për të ushtruar funksione publike, sipas këtij vendimi të gjykatës nëse mbetet në fuqi.
Avokati i Shukri Xhelilit, Qazim Gjonaj, shprehu pretendimet e tij duke kërkuar pafajësinë pasi sipas tij gjithçka ka qenë e manipuluar.



