
Deri në 1 korrik parashikohet që rreth 51 mijë biznese të përfshihen në skemën e fiskalizimit për të kryer në mënyrë elektronike të gjitha transaksionet me bizneseve dhe enteve publike. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë për MCN se kalimi në këtë sistem nuk do të eleminojë kontrollet e tatimorëve në terren. Referuar stokut të krijuar nga vonësat në rimbursimin e TVSH-së Ibrahimaj saqron se për shuma mbi 150 milionë lekë pagesa do të kryhet me këste.



