“Mcgonigal”, Sejamini: Çdo takim ka qenë informal dhe në rastin më të keq i korruptuar! Është shkelur çdo ligj i SHBA-ve

“Mcgonigal”, Sejamini: Çdo takim ka qenë informal dhe në rastin më të keq i korruptuar! Është shkelur çdo ligj i SHBA-ve

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se sipas prokurorëve amerikanë të gjitha ardhjet e ish-zyrtarit, Charles Mcgonigal në Shqipëri kanë private, të paautorizuara dhe të pa financuara nga FBI.

Sejamini duke sjellë në vëmendje akuzat e amerikanëve tha se çdo takim që Mcgonigal ka zhvilluar është në kundërshtim ne ligjet e SHBA-ve.

Të gjitha udhëtimet e tij kanë qenë private, as të autorizuara nga FBI as të raportuara as të financuara nga FBI. Të paktën kur ka qenë zyrtar. Ai kudo, gjithçka që ka bërë në Shqipëri nuk ka qenë në kapacitet zyrtar. Dëgjoj që thonë kanë folur për marrëdhëniet FBI-Shqipëri. Dëgjova, që thanë folëm për marrëdhëniet strategjike. Sipas prokurorëve ai s’ka qenë si zyrtar, por ka shkelur ligjet dhe prandaj po akuzohet. Një punonjësi të FBI nuk i lejohet të thotë që punon për FBI poshtë e lart. Ai akuzohet se ka treguar që punon për FBI-së.

Sipas prokurorëve amerikanë kur ka takuar Ballën ai ka shkelur ligjet e Amerikës. Mund ta kenë gënjyer Ballën.

Pse nuk ka takuar SHIK-un por ka takuar Safet Gjicin. Sipas amerikanëve, një drejtor i tillë nuk takon Ballën, nuk ka çfarë të flasë me të dhe si ka mundësi që në takim nuk ka qenë ambasadorja Kim. Në ambasadë ka një përfaqësues që merret me koordinimin e çështjeve të drejtësisë. Çfarë kontributi ka dhënë Mcgonigal që është shpallur qytetar nderi i Tropojës?

Është shkelur çdo lloj ligji i qeverisë amerikane për këtë takim. Nuk duhet të ketë dyshime se të takoje këtë njeri ishte normale. Çdo takim ka qenë informal dhe në rastin më të keq i korruptuar. Në çdo rast MCcgonigal nuk ka përfaqësuar qeverinë amerikane. Qeveria amerikane ndaj po e merr të pandehur se ka mashtruar në emër të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy